Seriali Një komb


Seriali "Një Komb"

Në rolet kryesore: Ozan Çobanoglu, Ozlem Akinozu, Mujgan GonulSabriOzmener,Murat Çobangli,Ezgi Sertel,OzgulSagdiç, e tj. Skenari: Samim Utku Regjia: Gursel Atesh Episode: 74

Televizioni Alsat-M në muajin shkurt përgatit   edhe një befasi për teleshikuesit e saj. Së shpejti do të njoftoheni dhe me terminët e transmetimit të serialit Një Komb. Njëkohësisht jemi të bindur se ky serial televiziv do të korr sukses të jashtëzakonshëm tek shikuesit e televizionit Alsat –M.

Për këtë shkak TV ALSAT – M, kësaj radhe do ju ofroj një ndër serialet  më të shikuara në Turqi. Ky serial televiziv ka korrur sukses të paparë dhe sipas të dhënave statistikore, ballafaqohet krah për krah me serialin të mirënjohur tanimë për teleshikuesit e TV ALSAT – M Lugina e ujqve..kurthi. Në këtë vepër televizive marrin pjesë një plejadë e tërë aktorësh më të njohur turk.  Kualiteti i produksionit është në nivelin të produksioneve amerikane.

Ngjarja zhvillohet në një vend rural në Turqi, vend ku zakonet dhe traditat e vjetra akoma praktikohen. Tariku është një mjek Kirurg nga Stambolli, i cili i dëshpëruar nga jeta moderne dhe problemet që i ka  ne spitalin, merr vendim për të lëvizur deri në një vend të vogël në juglindje të Turqisë, për të vizituar kolegun e tij nga studimet, i cili tani është drejtor në spitalin e fshatit.

Por, për shkak të një lidhje dashurie të ndaluar me një vajzë nga fshati, si dhe lidhjet ilegale me rebelët kurdë shoku i tij do të braktis spitalin dhe largohet nga fshati. Tani, mjeku Tarik do të ballafaqohet me një situatë të palakmueshme sepse të gjithë shikimet të fshatarëve janë drejtuar tek ai, dhe llogaritet  si fajtor për gjithçka që ndodhi. Megjithatë, mjeku Tarik ngadalë do të  adoptohet në mesin e  fshatarëve, ndërsa ata Tarikun do ta shohin si një hero i ri.